Pjesëmarrja e tij në spektaklin “Big Brother Albania Vip” e ka kthyer në njërin nga personazhet më të komentuara, përcjell InLajmi.
Fjala është për artistin nga Shkodra Luiz Ejlli i cili është bërë mjaft i pëlqyer nga qytetarë e personazhe të shumta publike.
Edhe pse ka mbetur shumë pak kohë nga finalja e madhe mbështetja për artistin vazhdon të rritet e përkrahja për të nuk po mungon as prej emrave më të njohur të estradës siç është reperi Noizy.
Noizy me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar mbështetjen e tij për shkodranin.
Ai po ashtu ka kërkuar fitoren e Luizit në këtë edicion të shtëpisë së famshme. /InLajmi/
