Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se toger Ylli Dalladaku përfundoi me rezultate të shkëlqyeshme Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell InLajmi.
Mehaj shtoi se toger Dalladaku tregoi performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Toger Ylli Dalladaku përfundoi me rezultate të shkëlqyeshme Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë (IBOLC), në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin International Honor Graduate, dhe gjithashtu me rezultatet arritura u bë pjesë e listës së më të mirëve (Commandant’s List).
Gjatë 19 javëve të këtij kursi, Toger Dalladaku tregoi performancë të lartë, duke e prezantuar denjësisht Forcën e Sigurisë së Kosovës, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës.
Toger Dalladaku përfundoi studimet ushtarake në Akademinë Ëest Point në SHBA dhe nga viti 2020 u kthye në Kosovë për të shërbyer si oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Suksese të mëtutjeshme.
Ushtarakët tanë, krenaria jonë! /InLajmi/