Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik të Delphit që po mbahet në Greqi tha se BE-ja është projekti më i rëndësishëm politik, përcjell InLajmi.
Kurti tha se BE-ja është proces historik i paqes që nga Lufta e 2-të Botërore të cilin duhet ta mbrojmë.
Ai tha se në qershor do të bëhen 20 vite nga Samiti i Selanikut dhe premtimi për anëtarsim në Ballkanin Perëndimor.
Për të bërë një hap të madh përpara, nevojitet një mendim i ri, përfundoi kryeministri i Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
BE-ja është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e 2-të Botërore, të cilin ne duhet ta ushqejmë dhe mbrojmë. Në qershor do të bëhen 20 vjet nga Samiti i Selanikut dhe premtimi për anëtarësim në BP. Për të bërë një hap të madh përpara, nevojitet një mendim i ri./InLajmi/




















