Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se Kosova do të jetë nikoqire e këtij misioni nga data 21 maj deri më 2 qershor 2023.
Ai tha se FSK-ja është e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s.
Postimi i plotë:
Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak “Defender Europe ’23”, që do të realizohet nga data 21 maj deri më 2 qershor 2023.
FSK, Forcë e gatshme për të kontribuar në çdo mision të NATO-s./InLajmi/




















