Bashkimi Evropian edhe zyrtarisht sot ka pranuar që në takimin e 2 majit temë e takimit do të jetë paraqitja e draftit të parë të statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen në Bruskel, ku përpos kësaj pikë e parë do të jetë edhe miratimi i Deklaratës për të pagjeturit.
Për takimin e 2 majit dhe për draft-statutin e Asociacionit, për Front Online ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai, ka thënë se kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin me kompetenca ekzekutive dhe ky tejkalim i vijave të kuqë sipas Hazirit rrezikon ndarjen e brendshme të Kosovës
“Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe fatkeqësisht ka shkuar përtej marrëveshjes së vitit 2013 dhe ky tejkalim i vijave të kuqe rrezikon që Kosova me shku drejt një ndarje të brendshme definitivisht me çka marrëveshja e Ohrit në provizione të caktuara lë me nënkuptuar që është përtej marrëveshjes së vitit 2013. Kurti ka pranuar që Asociacioni me pas kompetenca ekzekutive dhe kjo është vetëm blerje kohe nga ana e tij dhe tu pretendu me i shit popullit të Kosovës mjegull”, është shprehur Haziri.