Dhimbjet e dhëmbit janë të tmerrshme, aq më tepër gjatë natës kur mundësia për të hequr mendjen nga dhimbja është thuajse 0. Sidoqoftë, ekzistojnë disa metoda për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit derisa të vijë ora për t’u takuar me dentistin.
- Përdorimi i ilaçeve qetësuese
Gjatë natës, mund të përdorni një ibuprofen, Tylenol për të mbajtur nën kontroll dhimbjet e forta, por mos harroni të merrni dozën që rekomandohet në paketimin e tyre.
- Kompresa të ftohta
Merrni disa akuj dhe vendosini brenda një peshqiri. Më tej afrojeni tek zona e faqes ku ndjeni dhimbje dhe mbajeni për pak. Kompresat e ftohta do t’ju ndihmojnë të qetësohet dhimbja dhe të keni mundësi për të fjetur më lehtë. Përsëriteni këtë për 15-20 minuta një herë në disa orë.
- Ngritja e kokës
Duke ngritur kokën më lart se zakonisht gjatë natës (me dy ose më shumë jastëke) mund të flini më qetë dhe me më pak dhimbje, përcjell ABC Neës.
- Shpëlarja me ujë dhe kripë
Uji i kripur funksionon si antibakterial natyral, prandaj përveçse do të ndihmojë dhëmbin të mos infektohet, redukton dhimbjen.
