Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë është një fushatë ndërgjegjësimi me qëllim përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe rëndësinë e problemeve të lidhura me lëndimet, sëmundjet si dhe vdekjet në mbarë botën, përcjell InLajmi
28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.
Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë akterëve.
Në këtë datë, në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare, sindikatat, organizatat e sigurisë dhe të shëndetit në punë dhe punëdhënësit, organizojnë aktivitete të shumta. /InLajmi/

















