Grupi i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor në QKMF të Ferizajit në bashkëpunim me Shërbimin e Vaksinimit shënuan aktivitetin Java Evropiane e Vaksinimit, përcjell InLajmi.
Në shkollën “Jeronim De Rada” u mbajt një ligjëratë informuese për vaksinat e fruthit në veçanti dhe të tjerat në vazhdimësi, ndërsa në shkollën “Kuvendi i Arbrit” në një sallë me nxënës të përzgjedhur nga secila klasë, u mbajt një ligjëratë për historikun e vaksinave si dhe u shpërndanë broshura për rëndësinë e vaksinimit.
Zyrtarë nga Komuna e Ferizajt theksojnë se shërbimi i vaksinimit ka përfunduar me sukses vaksinimin e nxënësve të klasave të para, të klasave të 6, si dhe maturantët me vaksinat e caktuara në bazë të kalendarit të rregullt të vaksinimit të cilat janë të obliguara me ligj.
Për më tepër, në sheshin “Adem Jashari” u zhvilluan aktivitete me brodhura dhe informata për qytetarët.
Postimi i plotë nga Komuna e Ferizajt:
Grupi i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor në QKMF në bashkëpunim me Shërbimin e Vaksinimit shënuan aktivitetin Java Evropiane e Vaksinimit.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm Drejtori i DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini, Drejtoresha e QKMF-së, Dr. Nadire Ymeri, Udhëheqësja e Vaksinimit, Dr. Drita Nazifi-Emini, Koordinatori i Edukimit Rexhep Jakaj, si dhe infermierët nga QKMF, QMF 1, QMF 2, QMF 4.
Në SHMU “Jeronim De Rada” u mbajt një ligjëratë informuese për vaksinat e fruthit në veçanti dhe të tjerat në vazhdimësi, ndërsa në SHML “Kuvendi i Arbrit” në një sallë me nxënës të përzgjedhur nga secila klasë, u mbajt një ligjëratë për historikun e vaksinave si dhe u shpërndanë broshura për rëndësinë e vaksinimit.
Vlen të theksohet se Shërbimi i Vaksinimit ka përfunduar me sukses vaksinimin e nxënësve të klasave të para, të klasave të gjashta, si dhe maturantët me vaksinat e caktuara në bazë të kalendarit të rregullt të vaksinimit të cilat janë të obliguara me ligj.
U zhvillua edhe aktiviteti te Sheshi “Adem Jashari”, ku ishte vendosur tenda dhe infermieret shpërndanë broshura dhe informata për qytetarët. Në këtë aktivitet ishte prezent edhe zv.Drejtori i QKMF-së, Dr.Afrim Abazi. /InLajmi/