Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Diton Selamanaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi në Politiko duke akuzuar se Qeveria ka mbrojtur ish-udhehqësinë e kësaj ndërmarrje
Selmanaj teksa komentoi rastin e KEK-ut dhe ‘’kapjet’’ e ndërmarrjeve publike, tha se sipas tij ndërmarrjet publike duhet të jenë politike, sa herë që ndërrohen Qeveritë, të ndërrohen udhëheqësit.
“Nëse flasim për ndërmarrjet publike unë e kam mendimin tim. Unë mendoj që cdo ndërmarrje publike duhet të jetë politike. Unë mendoj se kush i fiton zgjedhjet duhet të i marrë ndërmarrjet publike. Kështu është në botë.”, tha ai, shkruan Gazeta10.
Tutje, komentatori politik, Adrian Çollaku i është drejtuar Selmanajt duke e akuzuar se LDK-ja nuk janë duke e bërë opozitën.