Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve” thotë se nëse Bashkësia Ndërkombëtare do donte ta përfundonte çështjen e të pagjeturve, do ta kishin bërë shumë shpejt këtë.
Por sipas tij, ata nuk po e kanë vullnetin dhe “po dojnë me i mbulu krimet që janë bërë brenda në Kosovë, sesa me i zbardh”.
“Me dasht me jau mshel gojën Beogradit edhe Prishtinës, ndërkombëtarët shpejt e kishin kry këtë punë. Por nuk e kanë vullnetin, edhe ma shunë po dojnë me i mbulu krimet që janë bërë brenda në Kosovë, sesa me i zbardh. Mendoj që po i mbrojnë, që nuk zbardhet fati i të pagjeturve, i mbrojnë kriminelët. Krimineli e ka një emër, kriminel”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, ku edhe pas 24 vjet pas lufte ende nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe.