Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku deklaroi se pavarësisht që numri i vajzave të regjistruara në arsimin e lartë në Kosovë është më i madh se i djemve, kjo statistikë ndryshon kur kalohet në tregun e punës.
Maloku në Tëvë1, tha se si shkak i kësaj janë paragjykimet gjinore dhe pamundësia që u jepet grave sidomos në fushat e shkencës sepse siç tha ajo, grave nuk i besohen këto shkenca.
“Jemi mirë në kuptimin e përfshirjes së grave në përgjithësi në arsimin e lartë. Në fakt tanimë vajzat veç tregohet se në numër regjistrohen më shumë sesa djemtë, por problemi ekziston që pastaj kjo statistikë ndryshon shumë kur kalohet në tregun e punës. Sepse në tregun e punës gratë mbesin shumë më pak të përfaqësuara e edhe më pak të përfaqësuara pikërisht në këto shkenca. Prandaj krejt kjo ideja e këtij programi është që boshti arsimor të jetë njëra ndër intervenimet, por pastaj kjo të përkthehet edhe konkretisht në pjesëmarrjen në treg. Kjo ndodh zakonisht nga paragjykimet gjinore nga pamundësia që u jipet dhe shpesh vajzave dhe grave besa nuk i besohet besimi në këto shkenca, sepse nisen prej asaj që janë faktikisht fusha të burrave dhe kur ekziston një paragjykim i tillë kjo mbetet si e tillë”, tha ajo