Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryekuvendarin Glauk Konjufca bënë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, raporton InLajmi.
Kurti theksoi se edhe në Marrëveshjen e Ohrit, çështja e të pagjeturve është trajtuar si çështje urgjente.
Tutje, ai tha se pret që më 2 maj të trajtohet me urgjencë çështja e të pagjeturve, kur edhe do të mbahet takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin.
“Ne në aneksin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit kemi thënë se është urgjente çështja e të pagjeturve, pres me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve më 2 maj”, tha Kurti.
Kryeministri i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që dëshmitë që i posedon Kosova për krimet e luftës t’i shndërrojë në aktakuza për përgjegjësit.
“Gjykimi në mungesë mundësohet tash e 4 vjet, prandaj i bëjë thirrje Prokurorisë Speciale që ato mijëra dëshmi që i kemi për krimet në Kosovë të shndërrohen e aktakuza për përgjegjësit, sikurse në Kroaci edhe në Kosovë mund të gjykohen në mungesë. Është e paarsyeshme çfarëdo vonese, se dëshmitarët po vendin e po plaken”, tha ai. /InLajmi/