Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Mejës, përcjell InLajmi.
Hoti theksoi se krimi makabër i kryer ndaj 367 personave në Mejë të Gjakovës nuk duhet harruar.
Ai shtoi se “Lëndina e Pikëllimit” mbetet në kujtimet tona sikur vendi i sakrificës e flijimit për liri dhe pavarësi.
Postimi i plotë i tij:
24 vjet nga Masakra e Mejës
Në Ditën e të Zhdukurve përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë së popullit tonë. Krimi makabër i kryer ndaj 376 personave në Mejë të Gjakovës nuk duhet harruar dhe si e tillë “Lëndina e Pikëllimit” mbetet në kujtimet tona sikur vendi i sakrificës e flijimit për liri dhe pavarësi.
Lavdi e përjetshme të rënëve në Masakrën e Mejës dhe për të gjithë të rënët për liri! /InLajmi/