Në 24-vjetorin e masakrës në Mejë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga disa deputetë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit”, raporton InLajmi.
Haradinaj theksoi se masakra e Mejës është një ndër masakrat më të mëdha në Kosovë.
Tutje, ai shtoi se në Mejë pushojnë trupat e 377 shqiptarëve të pafajshëm të të 2-ja besimeve në Kosovë.
“Me përulje nderojmë sot në vendin ku pushojnë trupat e martirëve të masakrës së Mejës. Masakra e Mejës është masakra më e madhe në Kosovë, 377 të vrarë, në mesin e tyre edhe të marr në Serbi, e po ashtu ka ende të pagjetur. Këtu pushojnë trupat e shqiptarëve të pafajshëm të të 2-ja besimeve në Kosovë”, tha Haradinaj. /InLajmi/