Ahmet Grajqevci, nga këshilli i familjarëve të zhdukur, ka deklaruar se asnjë Qeveri për 24 vjet, nuk i ka trajtuar si duhet familjarët e personave të zhdukur.
Ani tha se shteti ka pasur mundësi të bëjë më shumë, por nuk është përpjekur sa duhet.
“Qeveritë që kanë ardhë asnjëherë këtë kategori të njerëzve, nuk i ka trajtuar si duhet. Mundësitë i kanë pasur, sepse tash jemi shtet. Një veteran me 170 euro, çfarë do të bëjë, le t’i merr 170euro një deputet le të na tregojë çfarë të bëjë. Kur ka pare shteti t’i jep para gjuetarëve, e pllumagjive, pse s’ka për veteranët”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm që Serbia është jobashkëpuneuse, dhe se vazhdimisht i ka penguar përpjekjet për t’i gjetur personat e zhdukur, shkruan TV Dukagjini
“Fatkeqësisht kemi problem me Serbinë, shumica e trupave që po i numërojmë 1700 gjenden në territorin e Serbisë. Ata asnjëherë nuk kanë dashtë të bashkëpunojnë, e kanë përdor këtë proces për politikë, ky është proces për politikë, nuk është bashkëpunues”, ka thënë ai.