Është gjetur pa shenja jete një person në Gjilan, përcjell InLajmi.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori.
Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Gjilan 26.04.2023 – 16:37. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori. Viktima sipas familjarëve kishte pasur probleme shëndetësore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve. /InLajmi/