Përplasje e ashpër ka ndodhur sot në OKB mes kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla dhe kryediplomatit serb, Ivica Daçiq.
Gjithçka filloi kur ky i fundit tha se Gërvalla ka ndihmuar që të akuzohen krerët e UÇK-së në Hagë, duke çuar dëshmi nga viktimat në Hagë.
E kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Gërvalles, e cila mohoi të jetë pjesë e ndonjë dëshmie në Hagë.
“Thaçi është në Hagë. Besoj që ai do të dëshmojë që UÇK, ai vet dhe të tjerët, kanë çdo argument që janë të pafajshëm nga ato akuza. Nuk ia vlen asnjë koment për ato që thatë për mua. Ndërlidhja ime me çdo dëshmi në Hagë është e pavërtetë. Ju sugjeroj të flisni më shumë se sa kryetitujt”, tha ajo.
“Në përpjekjet për t’më ndërlidhur me Gjykatën Speciale. Për dallim prej Serbisë, ju folët për Specialen që është themeluar nga Kuvendi i Kosovës për të hetuar krimet e mundshme apo shkeljet e mundshme. Lidhur me këtë është që të njohim veprat heroike të qytetarëve të Kosovës që kanë shpëtuar jetë qindra mijëra jetë nga makineria serbe pjesë e të cilës keni qenë ju. Ne kemi njohur vlerat heroike të UÇK-së. Ishte pala juaj që bëri shkatërrime, që vrau gra, burra e foshnje. Ky gjenocid është festuar. Njeriu nuk mund të bije më poshtë se kaq. Populli i Kosovës mbronte familjet e veta, dhe ata nuk ishin terroristët, terroristët ishin serbët. Ndërmjetësimi amerikan ndaloi këtë, dhe bashkë me trimërinë e burrave dhe grave tona ia dolëm”, tha ajo.
Madje Gërvalla shkoi edhe më larg, duke e quajtur Daçiqin “Slloba i vogël”, shkruan Lajmi.net
“Ju treguat sot se pse njerëzit në Serbi ju kanë quajtur “Slloba i vogël” në vitet e 90-ta. E kuptoj që jeni i zemëruar. E njoh këtë gjuhë, që moti e njoh se unë nuk jam në politikën evropiane që 2 a 3 vite. Ju duhet t’ia shpjegoni serbëve se e keni humbur Kosovën në vitin 1999. Unë mendoj që populli i Serbisë nuk meriton një retorikë të tillë si të juajën. E vërteta dhemb, më vjen për ju. Sepse ju jeni fqinji ynë. Folët për babain tim dhe kjo e bën akoma më të qartë se si ju personalisht mendoni. Ai ka qenë shkrimtar dhe gazetar, është vrarë dhe i është bërë atentat nga shteti i dominuar nga Serbia nga ish-UDB-ja, ka qenë një shërbim sekret i dominuar nga Serbia”, tha ajo.