Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, ka reaguar pas emërimit të deputetës së SNS-së për hartimin e Asociacionit nga pala serbe, duke thënë se nuk është e kualifikuar në këtë drejtim, përcjell InLajmi.
Meqenëse sipas Trajkoviqit, deputetja e emëruar për hartimin e Asociacionit nuk është juriste ndërsa shtoi se ajo është emëruar për shkak të afërsisë me Milan Radojçiqin.
“Deputetja e SNS nga Kuvendi i Serbisë udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit. Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por ajo është një superfane e Milan Radoiçiq”, tha Trajkoviq.
Ajo e quan si të tmerrshëm këtë vendim ndërsa thotë me ironi “Në duart e kujt po e lë Vuçiqi fatin e serbëve në këto momente kritike”.
“Është e tmerrshme në duart e kujt e lë Vuçiqi fatin e serbëve në këto momente kritike. Dhe shtrohet pyetja, pse po ngec puna pë Asociacionin”, shkruan ajo. /InLajmi/.
SNS poslanica iz srpskog parlamenta vodi tim za izradnju statuta ZSO.
Naravno, nije pravnik i kvalifikacija za ovaj posao nema. Ali je zato superfan Milana Radoičića.
Strašno je kome Vučić daje sudbinu Srba u ruke u sudbonosnom trenutku. I onda pitanja zašto rad na ZSO stagnira https://t.co/EwNKjfYY39 pic.twitter.com/eB51dQTBHs
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) April 27, 2023