Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur rreth deklaratës së fundit të Ministrit së Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili publikoi vendimet për Asociacionin, teksa bëri me dije se ekipeve ju ka dërguar ftesë për takim, por nuk pranuan.
Bytyqi theksoi se, nuk është asnjë risi që Qeveria Kurti të ndryshojë fjalët, sepse sipas saj, asnjë premtim i tyre nuk ka qëndruar.
Sipas Bytyqit, Qeveria Kurti ka dëshmuar se janë mashtrues dhe bëjnë çdo gjë për të ardhë në pushtet. Ajo shtoi se kjo Qeveri do të marrë dënimin prej qytetarëve.
“Kjo që dikur kanë thënë diçka ndryshe e tash janë duke vepruar ndryshe, nuk është më risia e kësaj qeverie, pasi veç në ato çfarë kanë premtuar nuk kanë qëndruar në asnjë moment. Pra duke bërë lojë fjalësh vetëm kanë dëshmuar që janë mashtrues, që bëjnë gjithçka e thonë çka do vetëm për të ardhur në pushtet, por e mira e kësaj pune është që kjo nuk zgjat përgjithmonë dhe do e marrin dënimin e qytetarëve”, tha Bytyqi.
Teksa ka folur për Asociacionin, Bytyqi thotë se te kjo çështje ju ka rënë maska më së keqi. Kauzën e VV-së sa ishin në opozitë kundër Zajednicës, ajo e quan të rrejshme.
“Te çështja e Asociacionit ju ka rënë maska më së keqi. Është kauza e tyre e rrejshme ku dilnin në rrugë e protestonin e dëmtonin institucionet me arsyetimin ‘’kundër Zajednicës’’. Por ja ku jemi me Zajednicë e me mashtrime e çka jo tjetër”, tha Bytyqi për GazetaBlic.
Kutjojmë se, Ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar në rrjete sociale 3 vendimet lidhur me ekipet menaxhuese për Asociacionin.