Më 27 prill shënohet 24 vjetori i masakrës së Mejës, ku forcat serbe vranë e masakruan 376 civilë shqiptarë të pafajshëm, përcjell InLajmi.
Burrat u nxorën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë udhën për në Shqipëri. Burrat dhe djemtë u ndanë nga kolona, pastaj u ekzekutuan pranë rrugës.
Masakra e Mejës konsiderohet si më e madhja gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
Vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi ku janë varrosur në varreza masive.
Sipas dëshmive të Kryetarit të Departamentit të Sigurisë së Divizionit të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë, Momir Stojanovic, masakra ishte planifikuar më herët. /InLajmi/