Analisti spanjoll dhe profesori i universitetit të Madridit, Ignacio Molina ka kritikuar Spanjën, pasi kjo e fundit votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, përcjell InLajmi.
Molina thotë se Spanja mund të kishte abstenuar sikur Greqia, Sllovakia dhe Ukraina.
Për më tepër, ai thotë se Spanja u rreshtua me Hungarinë, Serbinë, Azerbajxhanin për të votuar kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
“Spanja ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Ne kemi votuar sikur Hungaria, Serbia e Azerbajxhani. Mund të kishim abstenuar (si Greqia, Sllovakia apo Ukraina të cilat gjithashtu nuk e njohin shtetësinë e tyre), por pse të humbim një mundësi tjetër për të gabuar?”, ka shkruar profesori Molina.
Molina ka publikuar edhe një hartë të vendeve që votuan kundër Kosovës në KiE, duke thënë se Spanja është i vetmi vend i Evropës Perëndimore në këtë kryqëzatë absurde kundër vendit më të ri dhe më të varfër në Evropë. /InLajmi/
Somos el único país de Europa occidental en esta cruzada absurda contra el país más joven y pobre de Europa.
Este mapa de quién ha votado qué sobre la adhesión de Kosovo al Consejo de Europa tendría que hacer saltar todas las red flags de nuestra diplomacia. pic.twitter.com/fpaWnkej96
— Ignacio Molina (@_ignaciomolina) April 25, 2023