Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se Koporata Energjetike e Kosovës ka prodhuar mjaftueshëm energji për kërkesat e konsumit vendor, raporton InLajmi.
“Befasia me e madhe, qe shpenzuesi me i madh në Kosovë i prokurimit publik, nuk është audituar kurrë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA). Kompani të penalizuara deri 61 herë brenda vitit, vazhdon prapë me kontraktim për mos respektim te kushteve te kontratës. Në mesin e këtyre kontratave, kishte dhe për import, kontratave te vlerave mbi 50 milionë euro. Tregohet po ashtu se edhe kur KEK ka prodhuar mjaftueshëm energji për kërkesat e konsumit vendor, është detyruar të ndalë gjeneratorët e vetë për të përmbushur kontratat e importit të energjisë elektrike”, tha Statovci.
Statovci theksoi se Zyra Kombëtare e Auditimit kishte zbuluar kontratat e mëhershme të KEK-ut me vlerë 181.5 milionë euro, por që të njëjtat nuk ishin hetuar nga Prokuroria, duke shtuar se asokohe opozita kishte mbyllur sy e vesh.
“Ky institucion kishte lidhur gjithsej 1.060 kontrata me vlere te përgjithshme prej, 181.5 milionë euro. Atë kohë opozita e sotme i kishte mbyllur sy e vesh. Vlera e kontratave të lidhura me procedurë të negociuar, gjatë këtyre 3 viteve, që përfaqëson 18 për të klerës totale të kontratave të lidhura nga KEK-u. As këtu nuk kishte hetim nga ana e Prokurorise, ndonese u zbuluan nga ZKA-ja”, tha Statovci. /InLajmi/