Këtë të mërkurë është arrestuar një punëtor teknik i Shkollës Fillore “Husni Zajmi” në Vrellë të Istogut, përcjell InLajmi.
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi deklaroi se i njëjti dyshohet se ka shqetësuar seksualisht një nxënëse të kësaj shkolle.
Më tej ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se në lidhje me rastin janë duke punuar njësitet kompetente policore. /InLajmi/