Deputeti i PDK-së Ferat Shala gjatë diskutimit në seancën e Kuvendit të Kosovës i përmendi deputetit Armend Mujës picën që ia dërgoi Bekim Haxhiu në stacionin policor, raporton InLajmi.
E për këtë picë foli edhe vet Haxhiu i cili tha se picën ia çoi Mujës në stacion me kërkesë të familjarëve, pasi që ai s’kishte ngrënë që nga mëngjesi.
“Si humanist që jam ja kom qu picën. S’i kishin jep me hangër prej mëngjesit. Si humanist që jam me kërkesë të familjarëve. Por s’kam ndiku në rastin ndaj tij”, tha Haxhiu.
Deklarata e Haxhiu shkatoi të qeshura në Kuvend ku dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca përfshi në këtë debat duke thënë se nuk duhen përmendur këto gjëra si rasti picës.
“S’është në traditën e shqiptarit me u përmend një picë” , tha Konjufca në të qeshura. /InLajmi/