Prime-i i spektaklit “Big Brother Albania Vip” i së martës mbrëma u përcoll me debate të ashpra akuza e kundër akuza, përcjell InLajmi.
Në debatin e Luizit dhe Efit ku ky iu drejtua kësaj të fundit se vjen nga “Për’Puthën” ashpër u përfshi edhe vet moderatorja.
Arbana Osmani deklaroi se “nuk mundësh të flasësh për vajzat që marrin pjesë në këto reality-show” duke thumbuar të dashurën e Luizit Kiarën për marrëdhënien “poshtë çarçafit” me finalistin.
E pas reagimeve të ashpra e që ishin të shumta që mori moderatorja nga ndjekësit e çifit Luiz e Kiara këtë të mërkurë reagoi vet ajo.
Me anë të një përgjigje në rrjete sociale ajo për opinionin publik sqaroi deklaratën e saj, ku shtoi se çdo herë do i mbroj vajzat. /InLajmi/
