Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, bashkë me homologët e tij nga Kosova po zhvillojnë një vizitë studimore në Slloveni me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të vendeve të rajonit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përcjell InLajmi.
Kryetari Ali, shprehet i nderuar për ofrimin e një mundësie të tillë për të njohur nga afër sistemin slloven të menaxhimit të mbeturinave.
Tutje ka shtuar Aliu se menaxhimi rajonal i integruar i mbeturinave ishte edhe arsyeja e vizitës në shtetin slloven, ndërsa theksoi ai se aty u njohën nga afër me praktikat, format më efikase të menaxhimit të mbeturinave.
Postimi i plotë i tij:
Menaxhimi rajonal i integruar i mbeturinave është çështja që po zhvillojmë në kuadër të vizitës studimore këto ditë në Slloveni bashkë me organizatën GIZ dhe me kryetarë komunash të Kosovës, ku nga afër pamë praktikat më të mira, format më efikase për menaxhimin e mbeturinave, sipas sistemit slloven mbi këtë temë. /InLajmi/