Komentatori politik Halil Matoshi e ka cilësuar të dobët legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës pas përplasjeve të sotme mes deputetëve të pushtetit me opozitën.
Matoshi në Politiko në Kanal10 tha se subjektet politike parlamentare po merren me tema të picave në një kohë kur Kosova ndodhet në një proces fundamental për ekzistencën e saj për ta zbatuar një marrëveshje siç është ajo për Asociacionin.
Për këtë madje publicisti përmendi edhe raportet e monitoruesve të Kuvendit dhe Ligjet tjera që kanë dështuar për të kaluar në mungesë të kuorumit, shkruan Gazeta10.
“Edhe deputeti Shala e tha një të vërtetë kur tha të kam nxjerr prej burgut, do të thotë dikush atëherë dikush ka mujt dikënd me nxjerr prej burgut. Kjo praktik vazhdon në Kosovë dhe derisa dikush nga politika mundet me ndërhy shlirë e me nxjerr dikë prej burgut do të thotë shteti ligjor nuk ekziston aty.“, tha Matoshi në Politiko.