Kryeministri i vendit Albin Kurti, në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pranimit e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës, përcjell InLajmi.
Kurti tha se çdo qytetar javën e kaluar është ndjerë më evropian ndërsa falënderoi zëvendësministrat për punën e palodhshme dhe të suksesshme.
“Javën që lamë pas edhe këtë javë çdo qytetar është ndjerë më evropian dhe më afër Evropës. Liberalizimi kishte ngecur, me shumë punë arritëm që ta zhbllokojmë këtë proces. Dua të falënderoj edhe një herë zëvendësministrat dhe stafet e tyre për punën e palodhshme dhe të suksesshme”, tha Kurti.
Për më tepër, Kurti theksoi se pasaporta e Kosovës tash e tutje do të jenë të fuqishme.
Kryeministri tha se liberalizimi i vizave dhe pranimi i aplikimit të Kosovës në Kie konfirmojnë se Kosova është në rrugën evropiane.
Tutje, ai tha se çështja e të pagjeturve do të vazhdojë të ketë prioritare.
“Nga një janari qytetarët mund të udhëtojnë pa viza. Pasaporta jonë do të jetë e fuqishme. Këtë javë u murr një vendim i rëndësishëm në Strasburg. Komiteti i Ministrave votoi për aplikimin e Kosovës në KiE. Mendoj që do të japim kontributin tonë si anëtar të KiE-së. Këto 2 vendime të rëndësishme konfirmojnë se jemi në rrugën evropiane, dhe se jemi në rrugën e duhur. Çështja e të pagjeturve është temë prioritare dhe do të vazhdojë të jetë”, tha kryeministri. /InLajmi/