Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të martë ka zhvilluar një takim me eurodeputetët e grupit të socialistëve dhe demokratëve, përcjell InLajmi.
Lajçak me eurodeputët ka biseduar për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
“Pati një diskutim produktiv me eurodeputët për zhvillimet e fundit në Dialog dhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, tha Lajçak.
Për më tepër ai u shpreh mirënjohes për interesin e tyre në rajon dhe për mbështetjen për të ardhmen evropiane. /InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1650915704097456154