Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka propozuar që të miratohet një rezolutë, sipas së cilës kryeshefi i KEK-ut Ragip Krasniqi që u arrestua ditë më parë të sillet nga Dubrava në Kuvendin e Kosovës, raporton InLajmi.
Kusari-Lila theksoi se Krasniqi pas ardhjes në kuvend mund të raportojë dhe të merret në pyetje nga deputetët.
“Nëse ju keni propozuar një rezolutë, po ju kërkoj që edhe iu të përkrahni edhe një rezolutë tonën që zotëri Krasniqi nga Dubrava të sillet këtu në Kuvend dhe të debatohet me të”, tha Kusari-Lila.
Ndryshe, këtë të mërkurë po diskutohet për dyshimet për keqpërdorim të kryeshefit të KEK-ut. /InLajmi/




















