Qeveria e Serbisë në mbledhjen e së martës diskutoi për situatën aktuale në Kosovë, ndërsa i pranishën ishte edhe presidenti Aleksandër Vuçiq, transmeton InLajmi.
Derisa kabineti qeveritar serb diskutoi për gjendjen aktuale në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se “duhet të miratohen disa konkluzione, si dhe një vendim i mundshëm se kush do të shkojë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten, ku temë do të jetë Kosova”, transmeton RTS.
“Ekziston mundësia që ai Vuçiq të vendosë të marrë pjesë në emër të Serbisë, por ai do të marrë një vendim për këtë gjatë ditës”, tha Daçiq. /InLajmi/