• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

Si të ballafaqohemi me adoleshentët?

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
25 April 2023
në Këshilla
0 0
0
Si të ballafaqohemi me adoleshentët?
0
SHPERNDARJE
82
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Adoleshentët shoqëria i ngatërron dhe ata vetë ngatërrohen (ngjajnë) me sjelljen deviante”. ADOLESHENC/Ë- A (lat. Adolescentia= koha rinore), fazë e zhvillimit të individit, e cila i përket kohës së zhvillimit prej moshës së pubertetit deri në pjekurinë e tij. Adoleshenca te meshkujt shtrihet prej moshës 14 deri në moshën 22 vjeç, ndërsa te femrat fillon nga mosha 12-vjeçare e zgjat deri në moshën 21-vjeçare.

Çfarë është adoleshenca?

Individi gjatë jetës së tij kalon nëpër këto faza zhvillimi:

Faza e parë – fëmijëria, Faza e 2-të – mosha e rinisë – adoleshenca, Faza e 3-të – mosha e pjekurisë dhe Faza e 4-rt – mosha e pleqërisë. Adoleshenca nuk është thjesht një periudhë ndryshimi midis fëmijërisë dhe pjekurisë, por përbën një fazë të veçantë zhvillimi me veçori të veçanta,e cila fillon me ndryshimet biologjike (hormonale) dhe përfundon me kompletimin psikologjik të individit.

Çfarë duhet të dimë ne për adoleshencën?

Adoleshentë llogariten fëmijët e moshës mesatarisht nga 12-21 vjet, (diku më herët e diku më vonë). Në këtë periudhë, këta individë kalojnë nëpër shumë ndryshime, psikofizike dhe socioemocionale. Adoleshentët janë të bindur se çfarëdo që të bëjnë, asgjë e keqe nuk mund t’u ndodhë. Sipas këtyre karakteristikave, këtu qëndron rreziku më i lartë dhe adoleshentët konsiderohen potencialisht të mundshëm për sjellje deviante. Për këtë arsye “shoqëria i ngatërron dhe ata vetë ngatërrohen me sjelljen deviante”.

Pyetje për nxënësit: Cilat sjellje i konsideroni normale në adoleshencë, e cilat i konsideroni sjellje jashtë rregullave në këtë periudhë të jetës? Përgjigjet nga të pranishmit:

Periudhën e adoleshencës tek individi, tek adoleshentët zhvillohet dëshira e madhe që ai të jetë i pavarur, gjë të cilën është e pamundur ta realizojnë sepse të rinjtë dhe të rejat janë ekonomikisht të varur nga prindërit. Në këtë moshë janë më të rëndësishme dy momente: Zhvillimi fizik i individit, ndryshimet trupore dhe momenti tjetër: Zhvillimi socio-emocional, pranimi i këtyre ndryshimeve nga vetë individi dhe rrethi i tij social.

Ndryshimet fizike: Fiziku dhe puberteti. Edhe kjo periudhë karakterizohet me zhvillimin e vrullshëm fizik të individit dhe fillimin e vrullshëm të pubertetit. Në periudhën e pubertetit, para së gjithash, bëhet zhvillimi mjaft intensiv fizik dhe pjekuria seksuale. Rëndom kjo periudhë quhet edhe “periudha e stuhisë dhe e dridhjeve”.

Ndryshimet socio-emocionale: Përshtatha e adoleshentit në shoqëri. Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë dhe dëshirojnë të vendosin vetë. Këtu fillon e tëra! Rëndësi të veçantë paraqet edhe zhvillimi i identitetit dhe zhvillimi social i individit. Sipas Erik Eriksonit, adoleshent i suksesshëm është ai i cili mund t’i përgjigjet pyetjes: “Kush jam unë”?. Onyehalu mendon se: një pjesë e konsiderueshme e krizës së identitetit që përjeton rinia-adoleshentët, është rezultat i kërkesave kontradiktore mbi ta.

Si të ballafaqohemi me adoleshentët?

Disa sjellje të caktuara, nuk janë në rregull asnjëherë, për cilindo fëmijë, i cilësdo moshë të jetë ai. Por nuk do të thotë se ato mbesin të tilla.Qëndrimet e prindërve, fëmijëria e hershme, pikëpamjet dhe normat shoqërore, sjelljet e mësimdhënësve ndikojnë shumë, se si njeriu i ri do ta kapërcejë këtë periudhë të jetës, e cila për të është e mbushur me shumë probleme.

Reagimet e adoleshentëve në situata të ndryshme jetësore dhe ndikimi i të tjerëve në sjelljet e tyre Adoleshenca nuk shfaqet njësoj tek asnjë individ. Edhe pse sjelljet e adoleshentëve duken të njëjta ato dallojnë nga individi në individ. Prania e një modeli si të prindërve apo personave në familje, në rrethin social, mësimdhënësve, personave të shquar publikë, luan një rol të rëndësishëm në kompletimin e sjelljes psikologjike të fëmijës. Fëmija është “thithës” sjelljesh, shprehjesh dhe i çdo lëvizjeje që kryhet kryesisht brenda familjes dhe më gjerë.

Në çdo rast adoleshentët duhet të drejtohen për ndihmë te: prindërit, mësuesit e tyre, personeli psiko-social në shkolla, të afërmit nga ku mund të marrin ndonjë këshillë, mjeku i familjes etj. Mos harroni: “Të gjithë ne jemi model për dikë, qoftë për të mirë apo për të keq. Nëse jemi për të 2-ja pse të mos jemi për të parën”?!

Temat të cilat duhet dhe është e nevojshme të diskutohen me adoleshentët nga ana e prindërve dhe edukatorëve të tyre

Duhet të bëhen të pranishme tema të tilla të aktualitetit në ditët e sotme, por dhe rrezikshmërinë që ato paraqesin në jetën e adoleshentëve. Interesante dhe e domosdoshme është që prindërit të diskutojnë me fëmijët e tyre apo fëmijët të marrin nga prindërit e tyre informacione të tilla si: informacion për përdorimin e drogës, alkoolit, duhanit, seksit dhe problemeve të modës. Parashtroni rregulla të qarta dhe tregoni se çdo të ndodhë nëse këto rregulla thyhen.

Disa rekomandime për prindërit dhe mësimdhënësit

“Mbeturinat” të cilat mbesin në trurin e adoleshentit, do ta përcjellin atë gjatë gjithë jetës së tij. Ja disa raste të tilla: Duhet ta kemi parasysh dhe duhet t’ju a bëjmë me dije adoleshentëve se ata nuk duhet dhe nuk mund të bëjë zgjedhje për gjëra që e rrezikojnë shëndetin, sigurinë dhe ardhmërinë e tyre. Në këto raste duhet të përdoren fjalë lavdëruese për kryerjen e detyrave e për më tepër inkurajuese dhe sjelljet e mira të përforcohen, duke i injoruar sjelljet e papërshtatshme. Është e domosdoshme dhe e detyrueshme që fëmija të shkojë në shkollë. Shkolla e përgatit që të vazhdojë më tutje në jetë, të punojë dhe të fitojë për jetë. Nuk është i pranueshëm përdorimi i drogës dhe i duhanit, ato mund ta kërcënojnë shëndetin e fëmijës. Nuk është e pranueshme të ngasë makinën me shokë kur është i dehur (nëse posedon patentë shoferin), me këtë kërcënohet siguria e jetës së tyre, shkruan Revista Psikologjia.

Përfundim

Mendojmë se në këtë moshë: “sa më të pranuar të jemi për shoqërinë, aq më të pranueshëm jemi për vetveten”. Secila periudhë e jetës ka karakteristikat e veta të formimit të individit. Periudha e adoleshencës është periudha më delikate e jetës së individit. Ajo gërshetohet nga ndjenja dhe sjellje të ndryshme. Adoleshencën e jetojmë veç njëherë, akoma dhe disa sjellje “negative”, na bëhen mësim për jetën e mëvonshme. “Nganjëherë sjelljet tona janë normale në situata normale”.

Tags: AdoleshentëtDuhaniPrindërit
Postimi i mëparshëm

Disa nga vendet me më shumë shpenzime ushtarake botërore në vitin 2022

Postimi tjetër

E martja me vranësira dhe intervale me diell

Të ngjajshme Postime

Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike
Këshilla

Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike

23 September 2025
Vetëm me këto tre hapa të thjeshtë energjia në shtëpinë tuaj nuk do të shterojë kurrë
Këshilla

Vetëm me këto tre hapa të thjeshtë energjia në shtëpinë tuaj nuk do të shterojë kurrë

26 August 2025
Vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë
Këshilla

Vitaminat që duhet të merrni patjetër në vjeshtë

26 August 2025
“Një vit më parë isha në ‘këpucët’ e tua”! Për nënën që dërgon fëmijën në shkollë për herë të parë
Këshilla

“Një vit më parë isha në ‘këpucët’ e tua”! Për nënën që dërgon fëmijën në shkollë për herë të parë

24 August 2025
2 metoda natyrale që heqin njollat e vështira të rubinetit dhe e bëjnë të duket si i ri
Këshilla

2 metoda natyrale që heqin njollat e vështira të rubinetit dhe e bëjnë të duket si i ri

22 August 2025
Ushqimet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer
Këshilla

Ushqimet që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

5 August 2025
Postimi tjetër
Sot na pret një mot me diell dhe pak vranësira, shfrytëzoni vikendin!

E martja me vranësira dhe intervale me diell

Lajmet e fundit

Si të ndalosh së menduari për ish-in tënd

Si të ndalosh së menduari për ish-in tënd

23 September 2025
Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike

Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike

23 September 2025
Rritet presioni mbi Gjermaninë për mosnjohjen e shtetit palestinez, ministri i Jashtëm: Nuk është koha e duhur, por…

Rritet presioni mbi Gjermaninë për mosnjohjen e shtetit palestinez, ministri i Jashtëm: Nuk është koha e duhur, por…

23 September 2025
VIDEO / Festë e madhe në Paris pasi Dembele fitoi Topin e Artë

VIDEO / Festë e madhe në Paris pasi Dembele fitoi Topin e Artë

23 September 2025
Përparim Rama: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat

Përparim Rama: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat

22 September 2025
Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?

Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?

22 September 2025
Monako dhe Belgjika i bashkohen Francës në njohjen e shtetit palestinez në samit

Monako dhe Belgjika i bashkohen Francës në njohjen e shtetit palestinez në samit

22 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu