Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi të hënën se fraksionet ndërluftuese në Sudan ranë dakord për një armëpushim, “duke filluar në mesnatën e 24 prillit, për të zgjatur për 72 orë”, transmeton InLajmi.
“Marrëveshja midis Forcave të Armatosura sudaneze, ose SAF, dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, ose RSF, erdhi pas negociatave intensive gjatë 48 orëve të fundit”, tha Blinken.
“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje SAF dhe RSF që menjëherë dhe plotësisht të mbështesin armëpushimin,” tha Blinken.
Në një deklaratë me shkrim të hënën, RSF tha se kishte rënë dakord për armëpushimin “për të hapur korridoret humanitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe banorëve, për t’u mundësuar atyre të përmbushin nevojat e tyre, të arrijnë spitale dhe zona të sigurta dhe të evakuojnë misionet diplomatike”, shkruan CNN.
Nëse ndalimi i ri 3-ditor i luftimeve vazhdon, mund të krijojë një mundësi për të marrë burime të nevojshme si ushqime dhe furnizime mjekësore për ata që kanë nevojë. /InLajmi/




















