Ministri i Financave deklaroi se këtë të martë në Komisionin për Grante është miratuar ndarja e granateve komunale, përcjell InLajmi
Sipas Muratit në krye me Qeverinë Kurti, ka 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat.
Ai shtoi se një gjë e tillë demanton të gjitha propagandat opozitare të cilat kanë thënë se Qeveria aktuale ka zvogëluar buxhetin e komunave.
Postimi i plotë i tij:
742 milionë euro për komunat në vitin 2024
Sot në Komisionin për Grante, nën kryesimin e Kryeministrit Kurti, miratuam ndarjen e granteve komunale që rezulton me një buxhet komunal prej 742 milionë euro për vitin 2024.
Kur kemi marrë qeverisjen në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat ishte 546 milionë euro.
Pra, kemi gati 200 milionë euro më shumë buxhet për komunat me Qeverinë Kurti.
Ky është fakti që demanton çfarëdo propagande opozitare se gjoja qeveria po pengon komunat dhe po ua zvogëlon buxhetin. /InLajmi/