Kryeministri I Kosovës Albin Kurti në Tryezën e Diskutimit të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për draft Programin Kombëtar të Shkencës tha se zhvillimi i shkencës është i domosdoshëm për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, përcjell InLajmi.
Kryeministri Kurti gjatë adresimit të tij, tha se ky dokument strategjik synon zhvillimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe përkrahës për kërkime shkencore dhe inovacion në Kosovë e me buxhet të veçantë.
Ai shtoi se gjithashtu ky program synon gjenerimin e vendeve të qëndrueshme të punës dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit të mbështetur në dije, në njohuri të reja, të arritura shkencore dhe inovacione teknologjike.
Ai më tej tha se në thirrjen e vitit 2022 nga Komisioni Evropian, janë përzgjedhur për financim gjithsej 14 projekte nga Kosova për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, një projekt ‘zhanmone’ dhe 9 projekte në fushën e arsimit profesional dhe si rrjedhojë, 24 projekte nga Kosova janë përfituese të skemave të programit ‘Erasmus+’ për arsimin e lartë dhe atë profesional.
Po ashtu, kryeministri Kurti përmendi se rreth një vit më parë, ne u bëmë anëtarë të ‘Horizon Europe’, që ka hapur mundësitë për qasjet në fondet e Bashkimit Evropian. Nga ky program kemi fituar 5 projekte në vlerë rreth 600.000 euro. /InLajmi/