2 CubeSats të vegjël për gjurmimin e stuhive do të lëshohen nga NASA të dielën e ardhshme nga Zelanda e Re.
Misioni TROPICS përfshin gjithsej 4 satelitë identikë të projektuar për të vëzhguar ciklonet tropikale, nga orbita e ulët dhe për të regjistruar të dhëna më shpesh sesa satelitët ekzistues të motit.
Nisja e 2-të është planifikuar në 15 maj. Të 4 satelitët do të lëshohen në raketa Rocket Lab Electron.
Qëllimi i misionit është të studiojë ciklonet tropikale për të fituar një kuptim më të thellë të proceseve që shkaktojnë ndryshime të shpejta në strukturën e stuhisë.
Satelitët TROPICS do të bëjnë vëzhgime çdo orë të reshjeve, temperaturës dhe lagështisë në një stuhi. Satelitët e sotëm bëjnë vëzhgime çdo 6 orë, shkruan Abc.News.al
Mbledhja më e shpeshtë e të dhënave mund të çojë në modele më të mira të parashikimit të motit.