Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se sovraniteti i Kosovës u cënua më 23 prill, ditën kur u mbajtën zgjedhjet në 4 komunat veriore.
Çitaku tha se edhe ditën e zgjedhjeve u cënua sovraniteti pasi procesi zgjedhor nuk u mbajt nëpër objekte të rregullta, por nëpër kontejnerë, njofton Klankosova.tv.
“Unë besoj që secili prej nesh e ka parë me shqetësim situatën në veri dhe jo vetëm në ditën e zgjedhjeve por që nga vera e vitit të kaluar. Asnjëherë më pak nuk ka pasur sovranitet dhe prezencë të institucioneve të Kosovës po flas për policinë, doganën e gjykatat. Çdo gjë që është ndërtuar për vite me radhë u rrënua për pak ditë, mbajtja e zgjedhjeve ka qenë e pashmangshme”.