25 prill 1859– Në qytetin egjiptian Port-Said filluan punimet e gërmimit të Kanalit të Suezit, i cili lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe.
25 prill 1915– Forcat angleze dhe franceze, të cilat gjatë Luftës së Parë Botërore synonin të pushtojnë Stambollin, kur e kuptuan se nuk mund të kalojnë dot Ngushticën e Çanakalasë, zbarkuan dhe nisën kështu betejat tokësore Çanakalasë.
25 prill 1941– Vdes Salih Bozok, adjutanti dhe shoku i fëmijërisë i Mustafa Qemal Ataturkut, i cili njihej si personi më i afërt me të.
25 prill 1974– Me anë të një grusht shteti ushtarak të paarmatosur të udhëhequr nga gjenerali Antonio Spinola në Portugali iu dha fund diktaturës fashiste të Salazarit.
25 prill 2001– Arrestohet në shtëpinë e tij në Manila ish-Presidenti i Filipineve, Xhozef (Joseph) Estrada, i akuzuar për përvetësim të paligjshëm të 80 milionë dollarëve të vendit të tij.