Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, i tha raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Kramon, se “duhet të ketë turp”, pasi kjo e fundit deklaroi se bojkoti i zgjedhjeve në veri të Kosovës është në kundërshtim me standardet demokratike, transmeton InLajmi.
“Po flisni për vlerat demokratike!? Pas organizimit të zgjedhjeve në kontejnerë, nën mbikëqyrjen e forcave të armatosura, duke i njohur rezultatet në bazë të 2 % të votuesve që kanë dalë”, ka thënë Brnabiq.
Ajo i tha von Kramon se duhet të ketë turp dhe se të mos kesh turp “është një problem më vete”.
Reagimii Brnabiqit vjen pasi Von Kramon më herët ka publikuar një deklaratë në Twitter në të cilën ka thënë se zgjedhjet e 23 prillit në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë kanë qenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës./InLajmi/
Unbelievable. Truly.
You talk about ‘democratic values’!? After organizing elections in containers, under supervision of armed forces, recognizing results of vote of less than 2% of registered voters. You should be ashamed. The fact that you aren’t is a problem unto itself. https://t.co/PPYvvKolE9— Ana Brnabic (@anabrnabic) April 24, 2023