Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi këtë të hënë feston ditëlindjen e tij të 55-të, përcjell InLajmi
Nënkryetarja Vlora Çitaku, ia ka uruar ditëlindjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Përmes urimit nënkryetarja Çitaku që ishte edhe bashkëpunëtore e ngushtë e Thaçit deklaroi se “dielli do të lindë sërish”.
Ndryshe Thaçi tash e sa kohë gjendet në paraburgim në Hagë, dhe ndaj tij është duke u zhvilluar një proces gjyqësor nga Specialja.
Postimi i plotë i saj:

Urime ditëlindja President Thaçi.
Dielli do të lindë përsëri. /InLajmi/