Historikisht libri ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, shkruan InLajmi.
E për të gjithë ata që e duan librin dhe shkrimin të dielën e 23 Prillit festuan “Ditën Botërore të Librit”.
Datë kjo e cila është shpallur më 5 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, orgjina e së cilit është në Spanjë.
E për nder të kësaj dite Gazeta InLajmi ua sjellë disa nga autorët që dhanë shumë çka për letërsinë dhe pasuruan thesarin krijues botëror.
Haruki Murakami
Shkrimtari Japonez qe nder vite është në listën e ngushtë për të fituar çmimin Nobel por që ende nuk e morri, librin e parë që mori famë në Japoni ishte “Pylli Norvegjez” që do ta bënte supëryll, ai kufijtë i theu me vepra si “Kronika e zogut kurdisës” pastaj me “Kafka ne Breg” e “1Q84”.
Milan Kundera
I lindur në Çeki e pastaj shkon ekzil në Francë është i njohur për veprat si “Lehtësia e padurueshme e qënies” me pastaj me “Identiteti” “Valsi i lamtumirës” “Mosdija” “Shakaja” “Pavdekësia” e shumë tjera. Kundera pasi ka marr shtetësi Franceze ai e sheh vetën si të tillë dhe insiston që literatura e tij të studiohet si Franceze.
Margaret Atwood
Është poete e noveliste Kanadeze më shumë e njohur në poezi por ka edhe novela e romane, punët e saja më të njohura janë: “Rrëfenja e shërbëtores” pastaj “Testamentet” “Vrasësi i verbër” “Oriksi dhe Krejku” “Kënga e penelopës”
Salman Rushdie
Shkrimtari i lindur në Indi që është Anlgo-Amerikan i njohur për kombinimin e magjikës dhe reales veprat e tij e 2 do ta bënte të njohur në mbarë botën “Fëmijët e mesnatës” veprat e tjera të tij janë: “Vargjet Satanike” “Joseph Anton” “Furia” “Psherëtima e fundit e Arapit” “Klouni Shalimar” “Magjistrica e Firencez” “Turpi” e plotë tjera.
Ismail Kadare
Dhe sigurisht shkrimtari shqiptar i lindur ne Gjirokastër ka fituar çdo çmim te mundshëm në letërsi përveç nobeli, ndoshta padrejtësia më e madhe që i është bërë një shkrimtari, i nominuar me dhjetëra herë për këtë çmim, veprat e tij janë përkthyer ne 45 gjuhë te huaja, veprat qe do ta bënte të famshme përtej kufijve është “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” pastaj “Prilli i thyer” “Kështjella” “Kronikë në gur” “Qyteti pa reklama” “Pallati i ëndrrave” “Dimri i vetmisë së madhe” /InLajmi/ Libona Gegaj