Një numër i madh vendesh kanë evakuuar diplomatët dhe qytetarët nga kryeqyteti i Sudanit ndërsa luftimet e ashpra vazhdojnë në Khartoum, transmeton InLajmi.
SHBA dhe Britania e Madhe njoftuan të dielën se kanë larguar diplomatët jashtë vendit.
Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja gjithashtu kanë evakuuar diplomatët dhe shtetasit e tjerë.
Një luftë e egër për pushtet midis ushtrisë së rregullt dhe një force paraushtarake ka çuar në një konflikt në të gjithë Sudanin për më shumë se një javë.
Autoritetet amerikane thanë se kishin transportuar më pak se 100 persona me 3 helikopterë Chinook të dielën në mëngjes në një operacion “të shpejtë”, shkruan BBC.

Ambasada e SHBA në Khartoum tani është e mbyllur. Zyrtarë të saj thonë se nuk është mjaft e sigurt që qeveria të evakuojë qytetarët privatë amerikanë. /InLajmi/