Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka bërë të qartë se subjekti i saj asnjëherë nuk e ka kontestuar themelimin e Asociacionit.
Megjithatë si kaher, sipas saj, edhe tash insistojnë që kjo të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Partia Demokratike të Kosovës si subjekt që e ka një hise të trashëgimisë së saj kërkon që Kurti të jetë serioz, i përgatitur dhe të mos hyjë në aventura që prodhojnë pasoja afatgjate për Kosovën. Nuk e kemi kontestuar themelimin e Asociacionit. Megjithatë, insistojmë që çdo gjë të vihet në përputhje me Kushtetutën dhe të eliminohet mundësia për krijimin e një niveli të 3 të Qeverisjes”, u shpreh Çitaku
Deklarata e saj vjen një javë para takimit të 2 Majit në Bruksel mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje për qëllimin e mbledhisë të nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan FrontOnline
Ai ka thënë se në mesin e shumë temave do të prezantohet edhe Draft Statuti për Asociacionin.