24 Prilli është dita e 115 e këtij viti, deri në fund të tij janë edhe 251 ditë.
Ngjarje
184 pes – Akenjtë (siç quheshin grekët) hyjnë dinakërisht në qytetin e Trojës duke përdorur dhuratën e tyre (kalin prej druri), dhe vrasin banorët që i gjetën në gjumë. Masakra vazhdoi gjatë gjithë ditës.
“Gjaku rrëke përmbyti tokën,
Trojanë dhe aleatë u vranë.
Trupa të rënë nga vdekja e hidhur
Mbarë qyteti u la me gjak”.
(Quintus Smyrnaeus, Posthomerica)Trojanët, mes dëshpërimit, gjithësesi luftuan, pavarësisht të hutuar, të pa organizuara, pa udhëheqës. Me luftimet në kulmin e tyre, disa veshën uniformat e akeasve të vrarë dhe kryen kundërsulme të papritura në luftime kaotike nëpër rrugët e qytetit. Trojanë të tjerë mbi çati hidhnin tjegulla, gurë e çdo mjet të fortë poshtë mbi pushtuesit. Por çdo gjë ishte pashpresë; përfundimisht mbrojtësit e mbetur gjallë u shkatërruan së bashku me qytetin – vetëm pak trojanë mundën të iknin për të krijuar qytetërime të reja, sipas traditës.
1800 – SHBA, themelohet Biblioteka e Kongresit – presidenti Xhon Adams miraton një fond 5000 dollarë për të blerë libra të veçantë që mund ishin të nevojshëm për përdorim nga ligjvënësit. Librat u porositën në Londër, Angli. Më 1814, ndërtesa e Kongresit dhe librat u dogjën plotësisht pikërisht nga britanikët. Biblioteka e Kongresit, në kryeqytetin amerikan, ka sot 23.592.066 libra të kataloguar.
1877 – Fillon lufta ruso – turke kur Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane – ishte në fakt konflikt midis Perandorisë Osmane dhe Koalicionit Ortodoks Lindor. Luftimet u zhvilluan në Kaukaz e pastaj në Ballkan nën atmosferën e krijuar nga nacionalizmi i shekullit të 19-të.
Faktorët shtesë të luftës ishin edhe shpresat ruse për të rimarrë territoret e humbura gjatë Luftës së Krimesë, si dhe për vendosjen e kontrollit në rajonin e Detit të Zi, dhe shtrirjen e ndikimit në Ballkan.
Lufta ruso – turke solli ndryshime edhe mes shqiptarëve; ata mësuan se perandoria Osmane nuk ishte e pathyeshme; dhe së dyti, trojet e tyre nën perandori nuk ishin aq të mbrojtura ndaj rrezikut të gllabërimit nga vendet fqinje – shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit (1878) – kuptimi i gjendjes solli ndryshimin e mendësisë që i futi shqiptarët në udhën drejt pavarësisë.
Gjithashtu, Lufta ruso – turke shkaktoi një ndryshim tjetër; atë mes emblemave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, ndarje e cila vazhdon sot e kësaj dite. Rusia dhe Perandoria Osmane kishte nënshkruar Konventën e parë të Gjenevës (1864), e cila e bëri Kryqin e Kuq emblemën mbrojtëse për personelin ushtarak mjekësor, të plagosurit, dhe robërit e luftës. Por Kryqi u kujtonte osmanëve kryqëzatat, kështu që e zevendësuan atë me Gjysmë Hënën e Kuqe; simbol i shoqatave të tilla ndihmëse në shumicën e vendeve myslimane – më vonë Gjysmë Hëna e Kuqe u ratifikua si emblemë mbrojtëse nga Konventat e Gjenevës në vitin 1929 dhe përsëri në vitin 1949.
1894 – Çiklisti francez Henri Desgrange vendos rekord botëror në garën 100 km, duke e përfunduar atë në 2 orë 39 minuta e 18 sekonda.
1915 – Armeni: Dita e Dëshmorëve – turqit fillojnë dëbimin e armenëve, fushatë që çoi në masakrimin e disa qindra mijëra njerëzve, disa thonë deri në 1.5 milionë.
1920 – Në Konferencën e San Remos, organizuar nga aleatët për të ndarë territoret e Perandorisë Osmane, Britania merr mandatin për Palestinën – palestinezët e quajtën 1920-n, “viti i katastrofës”.
1950 – Presidenti Harry Truman mohon se ka komunistë në qeverinë e SHBA-së.
1951 – Krijimi i Forcave Ajrore Shqiptare
1961 – Presidenti Xhon Kenedi pranon përgjegjësinë pas disfatës në Gjirin e Derrave, Kubë – operacion që synonte pëmbysjen e qeverisë së Fidel Kastros.
1985 – Zyra amerikane e regjistrimit të popullsisë njofton se vendi ka 832.602 milionerë; në moshë mesatare 57 vjeç; 85 për qind me diploma kolegji; 20 për qind në pension dhe 70 për qind të vetë-punësuar.
1997 – Fjalimi i njohur i Sllobodan Millosheviqit në Fushë Kosovë.
2005 – Kardinali Joseph Ratzinger u inaugurua si Papa i 265-të i Kishës Katolike duke marrë emrin Papa Benedikti XVI.
Lindje
1845 – Carl Spitteler, poet zvicran, nobelist
1856 – Philippe Pétain, politikan francez (V. 1951)
1906 – Rexhep Krasniqi, mësues, nëpunës, ministër, veprimtar e mbrojtës i të drejtave shqiptare në arenën ndërkombëtare.
1908 – Józef Gosławski, skulptor polak (V. 1963)
1941 – Richard Holbrooke, diplomat amerikan (V. 2010)
1957 – Bamir Topi, politikan shqiptar dhe ish presidenti i Shqipërisë
1960 – Agron Llakaj, humorist shqiptar
1968 – Hashim Thaçi, politikan kosovar (Kryetar i PDK-se), dhe kryeministri aktual i Kosovës
1982 – Kelly Clarkson, këngëtare amerikane
Vdekje
1731 – Daniel Defoe, shkrimtar anglez (l. 1660)
1960 – Max von Laue, fizikan gjerman (l. 1879)
1947 – Willa Cather, shkrimtare amerikane