Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti vendimin e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Kreu i shtetit uroi që Kosova të bëhet sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE.
“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE”.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës informoi se sot Komiteti i Ministrave me më shumë se 2/3 e votave të shteteve anëtare vendosi në favor të përmbylljes së etapës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare “PACE”, shkruan A2CNN
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022.