Një aksident komunikacioni ka ndodhur të hënën në mesditë në fshatin Gllarevë të Klinës, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti 2 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Më tej ai shti se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit rajonal të trafikut. /InLajmi/