Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni dhe 2 veturave, përcjell InLajmi.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili bëri të ditur se 2 persona kanë pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante.
Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë 3 automjete, prej tyre një kamion dhe 2 vetura.
Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se 2 persona kanë pësuar lëndime.
Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin. /InLajmi/