Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, votoi pak minuta pas orës 8 në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë.
Pantoviq është e vetmja nga komuniteti serb nga gjithsejtë 10 kandidatë që garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme lokale mbahen sot në komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar në orën 8:00 se të 19 qendrat e votimit kanë qenë të hapura, shkruan REL.
Në garë janë 10 kandidatë, prej tyre vetëm Sllagjana Pantoviq e komunitetit serb, e cila garon si e pavarur për kryetare të Zveçanit.