Një person është sjell pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe prokurori.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Shtime 22.04.2023 – 12:40.Në QKMF Shtime është sjell pa shenja jete një mashkull shqiptar shtetas i huaj. Viktima ka qenë rezident i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori kujdestar. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/