Këtë të diele po shënohet dita zyrtare e qytetarëve të komunitetit turk në Kosovë – Ditën e Turqve, përcjell InLajmi.
E presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar komunitetin turk.
Ajo ka thënë se sot festohet kontributi i komunitetit turk në shoqërinë ton.
Postimi i plotë i saj:
Sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë. Derisa vazhdojmë të përqafojmë diversitetin në të gjitha format e tij, le të kujtojmë se është veçantia e çdo komuniteti që e bën Kosovën vend vërtet të veçantë. Gëzuar Ditën e Turqve të Kosovë /InLajmi/
